Edona James muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e faqet rozë.
Kjo për shkak të hyrjes në Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe mori gjithë vëmendjen e publikut
Ndonëse ka folur për ndërrimin e gjinisë, ajo tregoi edhe një herë nëpër sfidat që kaloi për të realizuar ëndrrën e saj.
Biondja thotë se ka menduar edhe të bëjë vetëvrasje shumë herë, por që ka gjetur forcë sërish të ngrihet
“E kam menduar vetëvrasjen shumë herë. Ka qenë opsioni se nëse isha dashur të rri si djalë, s’kish qenë për mua kjo jetë. Nuk kisha mundur t’i plotësoj këto dëshira. Kurrë nuk kisha mujt me ndejt si djalë”, u shpreh ajo.
Transgjinorja nga Suhareka shtoi: “Më fal se po qaj ama sa herë të flas për rrëfimin tem qaj sepse është i rëndë”
Ajo tutje theksoi: “Forca ime ka qenë ëndrra ime për me qenë një vajzë me trup me organe. Forca ime, me u pranu si një vajzë, jo si një djalë. Sikur shpirtin që e kam të vajzës. Për atë ëndërr kam luftuar deri në pikë të fundit”.