Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar sot në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien. Me të kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.
”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Në theks rëndësia themelore e punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.
Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.
A productive call w/ @StateEUR O’Brien today. Emphasised the fundamental importance of working together with our U.S allies in defending our freedom, independence&democracy. We also discussed 🇽🇰’s strides for CoE membership & the full&swift implementantion of the Brussels agrmt. pic.twitter.com/FS600bfddu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 1, 2024