Salafisti Abu Alia i ftuar nga një xhami e shqiptarëve në Biel, distancohet FSHI në Zvicër  

by Nexhat

Të shtunën në mbrëmje, Abu Alia, emri i vërtetë i të cilit është Efstathios Tsiounis, ishte planifikuar të mbajë një ligjëratë në një xhami në Biel.

Ai është vënë vazhdimisht në kontekstin e grupeve radikale salafiste dhe ekspertët e islamizmit bëjnë thirrje për ndalimin e ngjarjes, transmeton albinfo.ch.

banner

“Për myslimanët flitet shpesh në një mënyrë të përgjithësuar”, thotë për 20 Minuten Pascal Gemperli, zëdhënës i medias për Federatën e Organizatave të Ombrellës Islamike të Zvicrës (FIDS). “Ka dallime serioze midis islamizmit dhe Islamit dhe çdo mysliman e jeton fenë e tij ndryshe, ashtu siç është rasti me krishterimin ose judaizmin”.

FIDS distancohet nga salafizmi radikal

Gemperli e sheh përgjegjësinë në radhë të parë me xhaminë konkrete, e cila ka bërë ftesën. “Ne nuk do ta kishim ftuar Abu Alinë”, thotë Gemperli. “Ne u besojmë autoriteteve që të vlerësojnë rrezikun e paraqitur nga këta mysafirë dhe të marrin masa nëse është e nevojshme”. Xhamia në Biel nuk është pjesë e një organizate ombrellë. Gemperli e dënon këtë fakt: “Sikur xhamia në fjalë të ishte pjesë e një shoqate, kjo mund të ndihmonte në parandalimin e ftesave të tilla”.

FIDS (Federata e Shoqatave Islame të Zvicër) distancohet nga ekstremistët. “Njerëzit shpesh më thonë: Ti je një lloj tjetër myslimani, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, unë them se përjashtim bëjnë ekstremistët dhe radikalët. “Myslimanët si kolegia juaj në punë, fqinji apo shoku juaj nga shkolla, ata përbëjnë normën”, thotë Gemperli. “Ne kemi po aq frikë nga këta njerëz sa pjesa tjetër e popullsisë dhe ne shpesh bëhemi viktima të sulmeve të tyre të dhunshme”.

Të kujtojmë: Salafisti Abu Alia ka qenë i ftuar nga një xhami e shqiptarëve në Biel (BE) për të mbajtur një ligjëratë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy