Telefonata me Osmanin, O’Brien ia kërkon Kosovës zbatimin e Asociacionit, përmend edhe rregulloren e BQK’së për dinarin

by Nexhat

Ndihmës sekretari amerikan të Shtetit James O’Brien, ka treguar për bisedën që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O’Brien ka shkruar në “X”, se me Osmanin ka folur për zbatimin e rregullave monetare që të përfitojnë të gjithë qytetaret, duke e lidhur me çështjen e dinarit, gjë që SHBA-ja kundërshton mënyrën sesi ka dalë rregullorja e BQK-së.

banner

Po ashtu, thuhet se duhet të përmbushen të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet e Brukselit.

Tekstualisht ai përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe

“Telefonatë e mirë me presidenten Vjosa Osmani sot. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimin e rregullave monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha angazhimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin ASM-në”, ka deklaruar ai.

https://twitter.com/StateEUR/status/1774876637546287236?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774876637546287236%7Ctwgr%5E7c644c22f055f03b01f5e1934682083be0a34d9b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftelefonata-me-osmanin-obrien-ia-kerkon-kosoves-zbatimin-e-asociacionit-permend-edhe-rregulloren-e-bqkse-per-dinarin%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy