Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë/ Flasin miqtë e tij: I qëndronte larg sherrit, ndihmonte të atin pasi mbaroi gjimnazin

by Nexhat

Miqtë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili mbrëmjen e djeshme, mbeti i vrarë në zonën e e Shkozës në kryeqytet pas një konflikti me një grup të rinjsh, e përshkruajnë atë si një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit.

Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

banner

Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë.

Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë miqtë e viktimës

18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy