Abdixhiku viziton fabriken e zinkut në Prizren

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku ka realizuar sot vizita në komunitetin e biznesit, saktësisht në Priszren në fabrikun e zinkut. Ai ka qenë i shoqëruar nga kryetari i LDK-së në Prizren z.Driton Selmanaj i cili njëkohësisht është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në shkrimin e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se sa të rëndësishme janë bizneset kosovare dhe sa e rëndësishme është që atyre t’u jepet mbështetja e duhur.

banner

Fabrikat e Kosovës, punëtorët tanë, njerëzit që hapin shtigje të reja biznesi, kanë për të bërë këtë vend të zhvilluar e me mirëqenie. Politika ka vetëm një detyrë – të ju ndihmojë në këtë rrugëtim.

Së bashku me Dritonin, vizituam fabrikën Zinkuine në Prizren. Aty, nga 80 punëtorët me kontratë të plotë, përpunoheshin produktet e zinkut, aluminit e plumbit. Të njëjtat eksportoheshin për në Holandë. Made in Kosovë!

Gjatë qëndrimit mes tyre, kuptova edhe për sfidat e biznesit edhe për pritjet e punëtorëve. Dhe në të dy fushat ka shumë për t’u bërë.

Në tre vitet e shkuara, investimet e shtetit në ekonomi kanë qenë më të ulëtat në histori. Në mesatare, në këto tre vite, pjesëmarrja e investimeve qendrore në buxhet është vetëm 11%. Sa për krahasim, në vitin e pandemisë, kjo pjesëmarrje ishte 10%. Aty-këtu sikurse në mbyllje totale; aty-këtu sikurse në këto tre vite qeverisje!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy