Elezi: Shqetësues degradimi i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në 

by Nexhat

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, e konsideron shqetësuese ftohjen e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në fakt është mjaft shqetësuese që tanimë marrëdhënia natyrale e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të degradojë në këtë nivel saqë fillimisht të shkëputen komunikimet e mirëfillta që kanë qenë me përfaqësues të institucioneve siç janë ato qeveritare dhe tani të besohet apo të shpresohet në një kanal komunikimi jo të kënaqshëm po ashtu jo me ShBA-në”, ka thënë Elezi .

banner

“Mund të them se komunikimi normal, natyra që ka qenë është shkëputë. Ju e dini që ShBA-ja nuk e ndëshkojnë popullin e Kosovës për llogaritë e politikave të caktume të subjekteve politike, por që shumica e komunikimit të ShBA-së me qeverinë e Kosovës është thuajse publike, kanë zgjedhë që të ushtrojnë presionin publik pikërisht për shkak të pamundësisë që të komunikohet në forma të tjera”.

“Është një marrëdhënie shumë e mirë me ministrinë e Mbrojtjes me të cilat po shkojnë me disa projekte përpara që kanë të bëjnë me projektet e FSK-së si forcë e cila po përgatitet që të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme në botë, NATO”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy