Normalisht biondja Khloe Kardashian u pa me flokë të kuqë për një fushatë pranverë/verë 2024.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians po pozonte për koleksionin e saj të tretë me kompaninë “Fabletics” të Kate Hudson.
Ajo dukej e gatshme për t’u stërvitur, teksa shfaqte figurën e saj fantastike falë stërvitjeve të përditshme të orës 6 të mëngjesit, shkruan DailyMail.
Nëna e dy fëmijëve postoi imazhet në Instagram të hënën në mëngjes, ku shkroi: “Ajo është kthyer, Khloe v 3, Fabletics”.
“Fabletics” është një markë aktive e stilit të jetesës e themeluar në vitin 2013 nga Hudson si dhe Don Ressler dhe Adam Goldenberg.
Ajo shet veshje sportive për burra dhe gra, këpucë dhe aksesorë, të quajtur zakonisht ‘veshje aktive’.