Komuna e Mitrovicës ka ndarë 127 motokultivatorë për bujqit

by engel

127 motokultivatorë janë shpërndarë për bujqit e Mitrovicës si mjet i rëndësishëm për të lehtësuar punën e tyre dhe për të rritur prodhimin e bimeve ushqimore.

Gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nenkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Ferdi Kadriu.

banner

Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë productive.

Përfituesit e këtyre motokultivatorëve u shprehen të lumtur për mundësinë e ofruar dhe premtojnë që do të punojnë me zell dhe përkushtim për të përfituar maksimumin nga këto burime të reja për zhvillimin e vazhdueshëm të bujqësisë në qytetin tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy