Të rënët tanë janë vetë përjetësia e lirisë!, ka shkruar kryetar i LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu.
Në një postim në profilin e tij në facebook, kryetari Shefqet Shehu ka njoftuar se sot me bashkëpuntorët e tij i ka vizituar varrezat e martirëve të bashkësisë së parë lokale.
Ai ka kujtuar se në mesnatën e 1 dhe 2 prillit të vitit 1999, në shtëpinë e familjes Vejsa, ku po strehoheshin edhe familjet Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, forcat e okupatorit, në mënyrë të pamëshirshme masakruan fëmijë, gra e burra, si dhe dogjën e shkatërruan çdo gjë.
Në postimin e tij kryetari Shehu ka thurrur vargje të ndjera poetike: “Ëndrra të këputura. Jetë të privuara. Fëmijëri të mohuara. Pleqëri të ndaluara. Por, jo të mposhtur. Kurrë! Sepse ata u bënë vetë ëndrra e madhe. U bënë vetë ëndrra reale. U bënë fener ndriçues i lirisë dhe pavarësisë. U përjetësuan”.