Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pritet të vendos për tarifat e reja të energjisë elektrike, ku vitin e kaluar këto tarifa kishin rritje prej 15%.
Sipas njohësit të sektorit të energjisë, Adlum Ramadani, në vitet e fundit serktori i energjisë ka pësuar ndryshime pozitive për shkakun se kemi një treg të përbashkët me Shqipërinë.
Faturimin në veri të vendit Ramadani e quan veprim adekuat.
“Shtrirja e faturimit të energjisë në veri është një veprim mjaft i duhur, kjo është një hap që ka ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin energjetik, ku çështja e humbjeve për pjesën veriore pastaj reflekton në koston e përgjithshme të konsumit në nivel të vendit.”
Eksperti i energjisë, u shpreh se ndikim në çmimin e energjisë kishte edhe nga lufta në Ukrainë.
“Kemi situatë më të qëndrueshme të furnizimit me energjisë elektrike, dhe çështja e importit të energjisë është me çmime bukur me të ulëta, pasi lufta në Ukrainë bëri që çmimi i energjisë të pësoj rritje të madhe ku e njëjta reflektoj edhe në rritjen cmimeve të energjisë edhe në republikën e Kosovës,” u shpreh ai.
Për dallim nga viti i kaluar sipas njohësit të energjisë, kemi një situatë më stabile, më të qëndrueshme, dhe kemi një likuiditet më të madh të kompanive të cilët janë duke operuar në Kosovë.
“Shpresojmë se në mbledhjen që do mbahet në ZRRE nuk do të ketë rritje të energjisë, shpresojmë që cmimet e energjisë të vazhdojnë të jenë siç kanë qenë.”
E shfrytëzimin e energjisë elektrike për ngrohje, Ramadani nuk e cilëson si të drejtë.
“Fatkeqësisht në Kosovë energjia elektrike vazhdon të shfrytëzohet për ngrohje, ku është një shfrytëzim joadekuat i energjisë pasi që me këtë zhfrytëzim rritet konsumi.”
Sipas Ramadanit, rritja e konsumit i detyron operatorët që të bëjnë import të energjisë, dhe ato cmime nuk përcaktohen nga rregukllatroi por janë cmime që I përcakton tregu ndërkombëtar. /Dukagjini