Marie Shllaku, Heronia e Shqipërisë Etnike, përjetësohet në Pejë

by engel

Me iniciativen e Nue Oroshit, kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbërit”, në bashkëpunim me Afrim Shabin, kryetar i Shoqatës “Qendra për Hulumtime” me mbështetje të Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, sot në Pejë u zhvilluan aktivitete në shenjë nderimi dhe kujtimi të Heroinës së Shqipërisë Etnike, Marie Shllaku.

Fillimisht, duke filluar nga ora 11:00, në sallen e Kuvendit Komunal në Pejë u mbajt një simpozium shkencor kushtuar figures dhe veprimtarisë së Marie Shllakut. Në pjesë solemne të simpoziumit, fjalë rasti paten personalitete të shquara si: Lirie Lumezi, motra e Gjergj Martinit, heroi i cili ishte pushkatuar bashkë me Marie Shllakun, Shefqet Kelmendi, dëshmitari i gjykimit të Marie Shllakut, drejtoresha Xhenet Syka nga komuna e Pejës, Pren Milani nga Shoqata Dukagjini në Shqipëri, Feda Kaceli një veprimtare nga Shqipëria dhe personalitete tjera.

Në pjesën e shkresave shkencore u paraqiten folës kompetent mbi figuren e Marie Shllakut si Historiani Muhamet Mala, Gjet Ndoj Tarazhi, ish Drejtori i Arkivave të Shqipërisë, veprimtari Jahja Lluka, Prof. Dr. Sabile Keqmezi Basha, shkrimtari Prend Buzhala, Tomë Mrijaj, Prof. Dr. Rovena Vata, Prof. Dr. Arben Arifi e të tjerë.

Pas përfundimit të simpoziumit, në praninë e Kryetarit Muhaxheri dhe shumë personaliteteve, në një lokacion buzë lumbardhit në rrugën “Lekë Dukagjini” u bë inagurimi i lapidarit të Marie Shllakut. Me këtë rast kryetari Muhaxheri tha se “Marie Shllaku ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për Pejën dhe krejt kombin Shqiptar në kohët më të vështira. Heroinës Marie Shllaku si Pejë i kemi shumë borxh. Kjo që po bëjmë sot është vetëm një gjest i vogël mirënjohjeje”.

Marie Shllaku ka lindur me 22 tetor 1922 në Shkodër, ishte studente e filozofisë në Romë të Italisë. Pas studimeve kishte ardhur në Kosovë për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Marie Shllaku, vajzë e re shqiptare, pati fatin të gjendej midis burrash të mëdhenj të kombit shqiptar dhe veçanërisht midis burrash dhe luftëtarësh të mirënjohur shkodranë, ndër të cilët ishin edhe i madhi At Gjergj Fishta, Bernard Llupi, etj. Në qershor të vitit 1946 ajo kapet nga forcat komuniste të Jugosllavisë dhe pushkatohet me 11 Korrik. Ajo u pushkatua bashkë me Pater Bernard Llupin, Kolë Parubin, mësuesin Gjergj Martini.

Në procesin e gjykimit ajo kishte thënë fjalët që ende sot kumbojnë në shpirtrat e nacionalistëve Shqiptarë: “Akuzohem se jam marrë me politikë, kështu ju e vlerësoni dashurinë time për atdhe. Unë jam në burg sepse nuk pajtohem që Kosovë të mbetet nën Jugoslavi. Kosova është pjesë e pandashme e Shqipërisë. Nuk më tremb dnimi me vdekje, jam krenare që luftova për ty Kosovë. Herët a vonë do t’jesh pjes e Shqipërisë. Rrnoftë Kosova, rrnoftë Shqipëria Etnike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy