Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli skualifikohen nga Big Brother VIP Albania

by Nexhat

Produksioni i Big Brother VIP Albania, ka skualifikuar nga gara Meriton Mjekiqin si dhe Ilnisa Agollin, pas situatave tensionuese brenda shtëpisë gjatë këtyre tre ditëve.

Vendimi vjen pas mbërritjes së zarfit të zi gjatë ditës brenda shtëpisë, dedikuar çiftit Meriton dhe Ilnisa

Ditëve të fundit, situata tensionuese kanë përfshirë çiftin si dhe Egla Cenon, e cila pas vendimit të së dielës u skualifikua po ashtu nga gara. Për momentin janë tre të skualifikuar, por pritet vendimi përfundimtar nga produksioni.

Gjithçka kishte nisur kur Meritoni, me insistim i kishte mbushur gotën me verë Eglës derisa kjo ka insistuar që të mos e bënte këtë veprim. Pas kësaj, aktorja gjatë një bashkëbisedimi i ka derdhur Meritonit një gotë verë në fytyrë.

Ishte pikërisht, ky veprim që bëri që produksioni të merrte vendimin për ta skualifikuar Eglën

Për momentin, Egla, Meritoni si dhe Ilnisa ende nuk kanë dalë nga shtëpia, por po qëndrojnë në disa dhoma të ndara larg banorëve. Për pak, pritet vendimi i produksionit për të tre protagonistët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy