Ministrja Gërvalla po zhvillon vizitë zyrtare në Japoni

by engel

Ministrja Gërvalla është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, në fokus thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik.

Thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë, mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale dhe strategjike ishin temat kyqe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Yōko Kamikawa.

banner

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla ka shprehur falënderimet e saj për gjithë mbështetjen e madhe që Japonia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, si në rindërtim, zhvillim ekonomik, arsim dhe proceset integruese.

Tutje Ministrja Gërvalla e ka njoftuar homologen e saj rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut etj.

Me ministren e Jashtme të Japonisë, Ministrja Gërvalla ka folur edhe për zhvillimin e njohurive të teknologjisë informatike dhe digjitalizimit, duke u dakorduar për angazhim të përbashkët në realizimin e projekteve konkrete që për synim kanë tërheqjen e investimeve japoneze, krijimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy