Gazetarja Rina Mujku, ka folur mbi raportin e komunitetit të inteligjencës amerikane, që paralajmëroi rreziqe për konflikte në Ballkan.
Mujku, mes tjerash thotë se nga hulumtimet që kjo ka bërë, nuk është diçka e zakonshme që të përmendet ky fakt, madje shton se në pesë vitet e fundit për herë të parë theksohet kjo gjë.
“Dy javë më herët me 11 mars doli raporti i komunitetit i inteligjencës nga zyra e drejtorisë për inteligjencën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – zyra kombëtare në fakt. E përmend në një paragraf, për herët të parë në disa vite, së paku në pesë vitet e fundit paralajmërimi i këtij dokumenti nga zyra e inteligjencës kombëtare se ka rrezik për konflikte në Ballkan”, u shpreh Mujku.
“Arsyeja se pse deri tash nuk është pranuar akoma raportit i inteligjencës dhe policisë ësë Kosovës nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dinë shumë raste edhe më mirë. E ka pranuar kryeministri se merr informacione nga ambasadori dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç fakteve të shumta që ka, janë fakte nga terreni që i dinë Amerika dhe shtetet aleate që veprojnë në Kosovë”.