Në Komunën e Zveçanit janë vendosur përsëri grafite nacionaliste serbe.
Në këto grafite është përsëritur mbi shkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në të cilit është vendosur edhe data 24 shtator, ku në këtë datë vitin e kaluar një grup paraushtarak serb kishte kryer sulm në Banjskë kë si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Mos bërtisni, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar”, është një tjetër grafit
Për vendosjen e grafiteve ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ai për teve1 ka thënë se rasti është duke u hetuar dhe se do të iniciojnë kallëzim penal.
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk e kanë përjashtuar një sulm të ngjashëm nga ana e Serbisë, duke u i bërë thirrej BE-së e ShBA-së që Serbia të sanksionohet për veprimin e 24 shtatorit