Shkëlzen Gashi: Dy liderë të fuqishëm i ka njohur Kosova, Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin

by Nexhat

Shkëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë në “Pressing” të T7, të martën se Kosova në këto 35 vjet ka pasur vetëm dy liderë të fuqishëm.

Sipas Gashit, ata janë Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti.

banner

Ai ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka qenë në një nivel të tillë, pasi thotë se ka pasur nevojë për dike tjetër, duke përmendur Adem Jasharin.

”Që Albin Kurti është lideri më i fuqishëm nuk ka diskutim, ne në 35 vjet e fundit post-socializëm, i kemi pas vetëm të liderë të fuqishëm, e kemi pas Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin. Hashim Thaçi nuk ka qenë kështu, ai e ka marrë një person tjetër sikur që ka qenë Adem Jashari dhe ka thënë unë jam qiky, jam me këtë, jam shoku i këtij. Ky pas Rugovës është lideri më i fuqishëm që e ka pasur Kosova”, ka thënë Gashi

Më tutje, ai ka thënë se Kurti ka arritur suksese në sferën e dialogut me Serbinë. Por dha kritika për ngecje në sektorë të brendshëm, duke e specifikuar arsimin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy