38
Ka shkuar në 5 numri viktimave të shkaktuar nga aksidenti i ndodhur më 17 mars në Tepelenë.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe një 58-vjeçar, Jani Çela, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhej në koma në spitalin e Traumës në Tiranë
Ky aksidenti i rëndë u shkaktua si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve që udhëtonin në bypass-in e Tepelenës.
Si shkak i aksidentit humbën jetën në vendngjarje shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Bega, 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.