Artistja e njohur amerikane, Taylor Swift, i është bashkuar listës së pasanikëve, sipas renditjes së publikuar nga Forbes.
Swift ka hyrë për herë të parë në Listën e Miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh, së bashku me inxhinerin Sam Altman, krijuesin e ChatGPT-s me pasuri prej 1 miliard dollarë, shkruan BBC.
Biznesmeni francez i brendeve luksoze LVMH, Bernard Arnault dhe familja e tij kanë kryesuar listën e miliarderëve me rreth 233 miliardë dollarë.
Forbes tha se kishte një rekord prej 2,781 miliarderësh për vitin 2024.
Shifra është 141 më shumë se vitin e kaluar dhe 26 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në 2021.
Kantautorja Swift hyri në listën e të pasurve pasi arriti statusin e megayllit. Ajo vodhi shfaqjen në ceremoninë Grammy, duke u bërë interpretuesja e parë që fitoi katër herë çmimin kryesor, të Albumit të Vitit.