ZRRE merr vendim: Ulen tarifat për 8% për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh dhe 3% për bizneset

by Nexhat

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim për uljen e tarifave prej 8 përqind për konsumatorët familjar që shpenzojnë mbi 800 kWh, raporton Express.

Në këtë mbledhje është vendosur edhe për uljen e tarifave prej 3% për konsumatorët komercial dhe industrial

banner

Këtë vendim, ZRRE e ka arsyetuar duke thënë se kostot e furnizimit me energji elektrike nga importi për konsumatorët fundor për vitin 2024 parashihen të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e paraprake

“Rënia e çmimeve në tregjet e energjisë elektrike në Evropë ka ndikuar në kostot me shumicë të energjisë elektrike në Kosovë. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, kostot e furnizimit me energji elektrike nga importi për konsumatorët fundor për vitin 2024 parashihen të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e paraprake. Këto ndryshime kanë ndikuar në uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët fundor”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy