Arsenali rikthehet si lider në Ligën Premier – mposht lehtësisht Lutonin

by Nexhat

Arsenali ka marrë fitore komode në shtëpi përballë Lutonit në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier, me rezultat 2-0.

Pas 24 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Martin Odegaard, që u asistua prej Kai Havertz.

banner

Për 2-0, vendasit u ndihmuan nga një auto-gol i Daiki Hashiokas (44’), që e futi topin në rrjetën e tij nga një tollovi.

https://twitter.com/Arsenal/status/1775604463694438792?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1775604463694438792%7Ctwgr%5Edee8d7eab988843f0c785f2def1225e32eebde4f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-rikthehet-si-lider-ne-ligen-premier-mposht-lehtesisht-lutonin%2F

Pjesa e dytë ishte e varfër për nga numri i golave, madje edhe raste serioze nuk kishte.

Topçinjtë ishin sërish dominues, por nuk arrinin t’i konkretizonin aksionet deri tek gola kundërshtare.

Megjithatë, kjo fitore i riktheu ata në krye të tabelës së Ligës Premier, duke shkuar në kuotën e 68 pikëve, një më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak

Në xhiron e 32-të, Arsenali përballet me Brightonin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy