Familjarët e pengjeve izraelite protestojnë brenda Parlamentit

by Merita

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit, tashmë prej muajsh, kanë protestuar sot brenda Parlamentit izraelit duke kërkuar nga qeveria që të sjellë në shtëpi të dashurit e tyre.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253 të tjerë.

banner

Shumë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, por mendohet se rreth 100 pengje dhe eshtrat e 30 të tjerëve mbahen ende nga grupi militant palestinez.

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid shprehu simpatinë për anëtarët e familjes dhe dënoi qeverinë për trajtimin e çështjes.

“Këto janë familjet e pengjeve që ju i braktisët, të cilët u bënë robër në tunelet e Hamasit nën vëzhgimin tuaj. Është turp për breza që keni mbetur në pushtet, por nëse do të qëndroni në pushtet, atëherë kujdesuni për robërit dhe familjet e tyre”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy