Grubi thotë se një zyrtar i lartë amerikan i është ankuar për “sentimentin anti-amerikan” të popullit shqiptar të Kosovës

by Nexhat

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka thënë në “Pressing” se një zyrtar amerikan në takim bilateral i është ankuar për siç tha ai “sentimentin anti-amerikan” të popullit shqiptar të Kosovës.

Sipas tij, ka qenë e tmerrshme ta marrin një ankesë të tillë.

banner

“Nuk e kam besuar dhe me zemër të thyer për herë të parë e them në opinion që një zyrtar i lartë amerikan më ankohet për sentimentin anti-amerikan të popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administratës amerikane. Kjo në takim bilateral dhe është për të ardhur keq. Më ka thënë mua dhe Ali Ahmetit”, ka thënë Grubi.

Opozita në Kosovë e kritikon kryeministrin Albin Kurti për qasje të gabuar ndaj SHBA-ve

Por Kurti vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe SHBA-ja kanë raporte stabile.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy