Kroacia vendos: burg për ata që braktisin kafshët

by Merita

Këtë të martë në Kroaci kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, së bashku me ndryshimet pozitive të shumëpritura në mbrojtjen e kafshëve.

Braktisja e kafshës shtëpiake ose të egër lajmërohet në polici ose në prokurorinë komunale të shtetit. Dënimi është deri në një vit burg, ose deri në dy vjet nëse braktisja ka shkaktuar ngordhjen e një kafshe ose janë braktisur një numër i madh kafshësh.

banner

Dënimet për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten me burgim deri në dy vjet ose deri në tre vjet nëse këto vepra penale kryhen me qëllim përfitimi. Gjithashtu, tash e tutje keqpërdoruesit dhe vrasësit e kafshëve mund të dënohen me masë sigurie që ndalon mbajtjen dhe blerjen e kafshëve, për një periudhë prej një deri në pesë vjet.
Të gjitha lajmet e sipërpërmendura janë sugjerime që shoqata Miqtë e Kafshëve i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës gjatë punës për ndryshimet në Kodin Penal.

Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy