84
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në një iftar me familjet e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.
Kurti tha se në këtë mbrëmjë përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.
“Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”, shkruan Kurti, krahas fotografive të publikuara.
Postimi i tij i plotë: