Lulzim Hetemi për mosdeklarim të pasurisë: Me të 20-tin ndoshta po ecim

by Nexhat

Postin e kryetarit të komunës së Leposaviqit e mori rreth një vit më parë.

Por, Lulzim Hetemi harroi t’i kryejë disa obligime ligjore që i vijnë me pozitën që bart, nga fundi i majit të vitit të kaluar.

banner

Ai nuk e bëri deklarimin e pasurisë, për të cilën pati afat 31 ditë.

Në një bisedë telefonike me ATV-në i pari i Leposaviqit ishte i painformuar lidhur me këtë proces dhe afatet e përcaktuara me ligj.

“O pasha nerën, zaher s’kanë ditë këto çikat. A ka mundësi qitash me deklaru? Veç për qata edhe referendum është me të 20-tin, ndoshta ecim se për kurgjo tjetër”, thotë Hetemi.

Numri i zyrtarëve që nuk e deklaruan pasurinë për vitin 2023 është shumë më i lart se në vitin paraprak, kur vetëm 30 zyrtarë nuk e kishin kryer këtë obligim.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit, ky numër shkon në 200.

Për mosdeklarim të pasurisë me kohë, deri në 15 ditë parashihet shqiptimi i gjobës, ndërsa më pas ngrihen edhe kallëzime penale individuale. Ndërkaq, sipas APK-së, deri më tani asnjë zyrtar nuk është dënuar me burgim efektiv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy