Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi, duke e mposhtur 4:1 Aston Villan, në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.
Citizens kaluan në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes kur Rodri realizoi.
Nëntë minuta më vonë Duran barazoi shifrat, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin mysafirët.
Më pas ishte skena e gjitha për Foden, që shënoi tre gola
Fillimisht në fund të pjesës së parë riktheu epërsinë e vendasve.
Në minutën e 62-të shënoi për 3:1, kurse shtatë minuta më vonë e kompletoi hat-trikun e tij.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Liverpooli i dyti me një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Arsenali prin në renditje me një pikë më shumë.
Kurse, Aston Villa vazhdon në top-4she përkohësisht me 59 pikë të grumbulluara.