Pagat e ulëta – OSHP përballet me mungesë stafi, kritikohet edhe nga opozita

by Nexhat

Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke u përballur me mungesë të stafit për shkak të dorëheqjeve si pasojë e nivelit të ulët të pagave.

Kështu ka thënë kryetarja e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vjosa Gradinaj, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

banner

Gradinaj ka thënë se nga puna shtesë punëtoret në këtë institucion po përballen me fluks të punës, derisa shtoi se ka edhe dorëheqje të tyre.

“Bordi aktual i njëjti ushtron mandatin e tij dhe në këtë përbërje është përballur me fluks të lëndëve të reja. Jemi në fazën e rekrutimit edhe për stafin tjetër të mbetur. Kemi pranuar tri dorëheqje dhe kjo po ndikon në shtimin e punëve shtesë te punëtorët e OSHP-së. Sa i përket vitit 2023, OSHP ka pranuar gjithsej 1071 lëndë, 345 janë kthyer në rivlerësim, nga të cilat 85 lëndë janë anuluar”, u shpreh ajo.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se arsyeja e gjithë kësaj situate është shkak i mosrritjes së koeficientit.

“Jemi duke parë pasojat e ligjit të pagave të koeficientit. Prej dëmeve keni 21 anëtar stafi, prej tyre 13 kanë dhënë dorëheqje në këto tri vjet, gjysma stafit është ndërruar dhe arsyeja kryesore është koeficienti”, tha Hoti.

Ndërsa, deputeti nga partia në pushtet, Eman Rrahmani, ka thënë po ashtu se është e pamundur që me këtë numër të stafit të funksionojë ky institucion.

Zyrtari financiar në këtë institucion, Agim Shaqiri, ka thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim për ngritje të koeficientit për zyrtarët edhe pse ka dorëheqje të profesionistëve për këtë shkak./EO/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy