PEJË/ Komuna dhe “Syri i Vizionit”, ndihmojnë gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore

by Nexhat

Organizata Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, ka nënshkruar kontratat me 28 përfituesit fermerë nga katër komunat Pejë, Istog, Gjakovë dhe Rahovec në vlerë, prej 154.000.00 euro.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave me përfituesit fermerë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, fjalë rasti kanë mbajtur Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori ekzekutiv i Syri i Vizionit, z.Veton Mujaj, të cilët i kan përgëzuar përfituesit e këtyre kontratave dhe njëkohësisht iu kan premtuar mbështetje edhe në të ardhmën

banner

Projekti synon t’i mbështesë gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në zonat rurale të Komunës së Pejës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit për t’i rritur kapacitetet e tyre në bujqësi dhe zhvillim të biznesit dhe për t’i zbatuar njohuritë dhe aftësitë e tyre të fituara në kuadër të projektit në praktikë.

OJQ Syri i Vizionit është duke implementuar projektin “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë” të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe të bashkëfinancuar nga Brot für die Welt.

Ndërsa, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, shprehu gatishmërinë për participim me mjete financiare në këtë projekt, në vlerë prej 15,000.00 euro, që të krijojë mundësi për përfituesit e projektit për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga Komuna e Pejës./Informim.net

Postimi i Komunës së Pejës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy