Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport të fundit thotë se Kosova dhe Serbia, si dhe mbështetësit e jashtëm, duhet të punojnë për zbutjen e rreziqeve afatshkurtra nga dhuna në veri dhe më pas të kërkojnë mënyra për të siguruar qëndrueshmëri në atë zonë.
Marko Prelec, nga kjo organizatë e pavarur që përpiqet për parandalimin e krizave, shkroi se mesazhi kryesor nga raporti për veriun ishte se Kosova e fitoi betejën për sovranitet në atë pjesë, por po e humb luftën për t’u integriuar në bashkësinë ndërkombëtare.
“Mendoj se mesazhi kryesor i raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizeve për veriun e Kosovës është ky: Kosova e fitoi betejën për sovranitet mbi këtë zonë, por po e humb luftën për integrimin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi ai në “X”.
Tash, sipas Prelec, lëvizja kryesore për Kosovën duhet të jetë e thjeshtë: “Pra, lëvizja kryesore për Prishtinën tani është shumë e thjeshtë: tregoni (jo thjesht thuani) se e respektoni pakicën tuaj serbe, veçanërisht në veri, sepse ata tani janë përgjegjësia juaj. Bota po shikon”.
I think the key message of @CrisisGroup report on Northern Kosovo is this: Kosovo's won the battle for sovereignty over this area, but it's losing the war for its full integration into the international community. 1/2 https://t.co/4apuaDHVrY
— Marko Prelec (@mprelec) April 3, 2024