PRISHTINË/ Zjarri në trafon afër stadiumit “Fadil Vokrri”, deklarohen nga KEDS-I

by Nexhat

Një trafo është përfshirë nga zjarri para pak orësh afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

KEDS-i ka konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se si pasojë e këtij zjarri, një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike

“Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë. Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Po ashtu thuhet se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy