Serbia nesër me mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, Vuçiq shqyrton plan reagimi ndaj presionit për Kosovën

by Nexhat

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të jetë pjesë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nis në ora 10.00.

Sipas Novostit, në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, ”do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit për Kosovën”,

banner

Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyç të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy