Burgoset përjetë shqiptari që kreu vrasje në Greqi në 2013-ën

by Nexhat

Gjykata e Apelit Penal e Patrës ka vendosur për burgim të përjetshëm për një 36-vjeçar shqiptar, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e një pronari karburanti.

Vrasja ndodhi në vitin 2013, teksa shqiptari po tentonte që të grabiste në karburantin e tij në Kato, raporton topchannel,

banner

Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si tentativa e grabitjes ndaj viktimës, për tentativën e vrasjes së kryer më 25 shkurt 2013 në Gastouni ndaj punonjësit të karburantit të atëhershëm 26-vjeçar, pasi autori qëlloi dy herë, si dhe fajtor për armëmbajtje.

Konkretisht ai është dënuar përjetë për vrasjen, 12 vite për tentativë vrasje ndaj punonjësit, 5 vite për grabitje me armë, dhe 2 vite për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në verën e vitit 2023 në Serbi, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore të Greqisë.

Sipas mediave greke, pas ngjarjes në 2013, ai u arratis drejt Shqipërisë, nëpërmjet Zakynthos.

Ndërkohë vetë ai para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy