Një zëdhënës ushtarak i ushtrisë izraelite tha se, pas vlerësimeve të situatës së sigurisë dhe ushtarake, u vendos që të thirret personeli rezervë nga forcat e mbrojtjes ajrore. Transmetuesi publik izraelit KAN tha të mërkurën se niveli i gatishmërisë në Izrael është ngritur, me fokus në forcat ajrore, e cila vjen në mes të spekulimeve në rritje se Irani do të hakmerret kundër Izraelit në përgjigje të bombardimit të konsullatës iraniane në Damask.
Kanali 12 i Izraelit raportoi se vendimi mandaton forcimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në të gjithë Izraelin dhe se ai u mor në bazë të frikës për një përgjigje iraniane ndaj vrasjes së zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë në bombardimin e konsullatës iraniane në Damask. Irani dhe Siria kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit.
Uebfaqja izraelite ëalla njoftoi se fronti i brendshëm i ushtrisë izraelite së shpejti do të nisë atë që ata e quajtën një fushatë për të përgatitur qytetarët dhe për t’u përgatitur për një përshkallëzim të madh në frontin verior me Libanin dhe Sirinë.
Sulmi, i cili vrau dy komandantë iranianë dhe pesë këshilltarë ushtarakë iranianë në ndërtesën e konsullatës iraniane në distriktin Mezzeh të Damaskut, erdhi ndërsa Izraeli po e rrit fushaten afatgjate kundër Iranit dhe grupeve të armatosura aleate me të, ndërsa lideri suprem i Iranit Khamenei premtoi hakmarrje.
Gjatë fjalimit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë në Teheran, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se “Izraeli do të goditet me grusht”, duke shtuar se “disfatat e krijesave zioniste në Gaza do të vazhdojnë, dhe uzurpuesit po shkojnë drejt zhdukjes dhe kolapsit”.
Agjencia iraniane e lajmeve në gjuhën arabe IRNA citoi Khamenei të ketë thënë: “Përpjekjet e dëshpëruara të krijesave zioniste, përfshirë lëvizjen e fundit në Siri, nuk do ta shpëtojnë atë nga këto disfata”, duke shtuar se “nuk ka dyshim se këta kriminelë do të goditen me grusht për veprimet e tyre”.
Zhvillimi i ngjarjeve në frontin verior
Lidhur me zhvillimet e fundit në terren në frontin verior të Izraelit, Hezbollahu libanez njoftoi se është kryer një sulm në pesë pozicione izraelite në Galile dhe në kodrat e pushtuara Kfar Shuba. Hezbollahu tha se luftëtarët e tij bombarduan një grup ushtarësh izraelitë me predha artilerie ndërsa ata po forconin pozicionin e tyre Al-Marj.
Lëvizja libaneze njoftoi gjithashtu se ata targetuan dy grupe ushtarësh izraelitë në Khallet Wardah dhe në Al-Rahib dhe në rrethinat e tij. Gjithashtu u njoftu se komanda e kompanisë ushtarake izraelite pas kazermave Pranit ishte gjithashtu në shënjestër dhe se lokacioni Ruëaisat al-Alam në kodrat e pushtuara Kfar Shuba u granatua gjithashtu.
Luftëtarët izraelitë kryen sulme në rrethinat e qyteteve Kafar Shuba dhe Al-Habbariyeh, ndërsa qytetet libaneze Ayta ash-Shaab dhe Ramya u sulmuan me predha artilerie dhe bomba ndezëse.
Hezbollah konfirmoi se një nga anëtarët e saj u vra në përleshjet me ushtrinë izraelite në Libanin jugor, duke e çuar numrin e të vdekurve në 265 që nga fillimi i përleshjeve në kufi më 8 tetor.
Sulmet izraelite
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pushtimit bëri të ditur se avioni luftarak sulmoi pikën e lëshimit nga e cila u hodhën raketat drejt Izraelit.
Një zëdhënës i forcave izraelite tha se avionët luftarakë bombarduan infrastrukturën dhe pozicionet ushtarake të Hezbollahut në zonën Kafr Hamam të Libanit jugor.
Një zëdhënës ushtarak shpjegoi se një numër i madh raketash të lëshuara nga Libani u vunë re në disa lokacione në veri të Izraelit, por se ato nuk shkaktuan viktima.
Ndërsa agresioni izraelit kundër Rripit të Gazës vazhdon, agresion i cili po e çon Tel Avivin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me akuza për gjenocid. Kufiri izraelito-libanez po përjeton shkëmbime zjarri midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut dhe fraksioneve palestineze. Si pasojë e ngjarjeve të tilla janë shënuar dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në të dy anët e kufirit./Al Jaseera