Partia e Jabllanoviqit u bën thirrje serbëve të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

by engel

Partia e Serbëve të Kosovës që drejtohet nga Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës.

Nëpërmjet një postimin në Facebook, kjo parti u ka bërë thirrje mos të japin asnjë te dhënë ekipeve, të shmangin dhe të injorojnë plotësisht të gjitha veprimet qe lidhen me regjistrimin e popullsisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

banner

Ata vlerësojnë se ky nuk është një regjistrim i popullsisë, por dëshira e kryeministrit Albin Kurti për të kuptuar se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.

“Bojkotoni regjistrimin e ardhshëm, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, shmangni dhe injoroni plotësisht të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.”, thuhet në thirrjen e partisë së Jabllanoviqit.

Po ashtu kjo parti ka folur edhe për tarifat e energjisë elektrike në veri të Kosovës. Ata kanë kërkuar rishikim të faturave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy