Pejë: Arrestohen dy të dyshuar, planifikuan vrasjen e një personi

by engel

Dy persona janë arrestuar pasi kishin përgatitur një vrasje të rëndë në periudhën tetor-nëntor në vitin 2023 në Pejë.

Sipas Policisë, njëri i ka dhënë tjetrit para që ta vriste dikë.

banner

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy