Shqiptari që duhej të dëbohej nga Gjermania i ikën policisë “nga duart”

by Nexhat

Një shqiptar i arrestuar për dëbim ka arritur të arratiset nga komisariati në Arnstadt (rrethi Ilm).

Sipas informacioneve që ka dhënë policia të enjten, 21-vjeçari u dërgua në të ashtuquajturin paraburgim parandalues ​​të caktuar të mërkurën, për të zbatuar dëbimin e tij

banner

Një zëdhënës i policisë tha se ai qe dërguar në stacionin e policisë lokale, me pranga në duar.

Në rrethana ende të paqarta, i riu është arratisur nga godina pasi në fakt paraprakisht ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese.

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë e mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i sërishëm i tij, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues ​​për emigrantët për të cilët është planifikuar deportim mund të urdhërohet nga gjykatat, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet për t’u siguruar që ata të mos shmangin dëbimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy