Diskriminimi, pasivizimi i adresave e diplomat, Shaip Kamberi del me një njoftim pas takimit me Lajçakun

by Nexhat

Deputeti shqiptar i Kuvendit në Serbi, Shaip Kamberi, pas takimit që pati më emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka dalë me një njoftim ku tregoi mbi temat e diskutuara.

Ai tha se me Lajçakun kanë folur për diskriminim e shqiptarëve në Serbi, pasivizimin e adresave, si dhe për çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës, raporton Gazeta Express.

banner

“Pata një takim produktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, ku diskutuam çështjet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që nga mosintegrimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi”.

Kamberi shkroi se rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjithë rajonin, përfshirë edhe Serbinë

“Rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor!”.

https://twitter.com/shkamberi/status/1776227191736377428?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1776227191736377428%7Ctwgr%5Ef7235eba66fd00f97074b6a761fd0a1e85ff8d33%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdiskriminimi-pasivizimi-i-adresave-e-diplomat-shaip-kamberi-del-me-nje-njoftim-pas-takimit-me-lajcakun%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy