Manchester United ka vendosur një rekord të padëshiruar në Ligën Premier pas humbjes dramatike ndaj Chelseat në çastet e fundit të takimit.Mbrëmjen e së enjtes, United dhe Chelsea luajtën një klasike të futbollit anglez përballë një stadiumi të mbushur i tëri.
United e përmbysi avantazhin e Chelseat prej 2-0 duke udhëhequr me shifrat 3-2, teksa kishim hyrë në minutat shtesë të ndeshjes.
Cole Palmer shënoi dy gola në çastet përfundimtare të ndeshjes duke rikthyer edhe një herë tjetër epërsinë me rezultat 4-3 në favor të klubit londinez.
Pas ndeshjes, u zbulua se “Djajtë e Kuq” kanë vendosur një rekord të ri në Ligën Premier, por ky rekord është i padëshiruar në ambientet e klubit
“Manchester United ishin duke udhëhequr ndeshjen në minutën e 99:17, ekipi i fundit në Ligën Premier që ka udhëhequr një ndeshje të tillë dhe më pas ka humbur në fund”, ka shkruar Opta Joe në rrjetet sociale
99:17 – Manchester United were leading in this game at 99:17, the latest a side has ever led in a Premier League match they’ve gone on to lose. Collapse. pic.twitter.com/1DKFpBEmbG
— OptaJoe (@OptaJoe) April 4, 2024
Pas kësaj humbje, United tani gjendet 11 pikë mbrapa Aston Villës që pozicionohet në vendit e katërt, teksa shpresat e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve kanë marrë një tjetër goditje,
Sa i përket Chelseat, ata tashmë kanë lëvizur dy pozita më lartë dhe momentalisht renditen në vendin e dhjetë në tabelë, një pikë mbrapa Newcastle United që kanë okupuar një vend për garat evropiane sezonin e ardhshëm