Nga 30 – 2 mijë euro, shefi i ASK’së tregon çfarë gjoba i presin ata që refuzojnë t’i japin të dhënat gjatë regjistrimit të popullsisë

by Nexhat

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ua ka rikujtuar qytetarëve se obligohen ligjërisht të regjistrohen, derisa paralajmëroi gjoba për ata që refuzojnë. Regjistrimi ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Kastrati tha se gjoba për individët që refuzojnë të ofrojnë të dhënat për regjistrim, është 2 mijë euro

banner

“Është obligim ligjor, nuk është si dalja në zgjedhje. Është penalltia deri në 2 mijë euro për individ, jo për ekonomi familjare, sepse të dhënat janë vitale shumë”, deklaroi Kastrati, në konferencën para fillimit të daljes së ekipeve në terren.

Ai shpjegoi edhe se si do të vendosen gjobat, meqë fillojnë nga 30 euro deri në 2 mijë euro. Për këtë tha se kanë angazhuar ekspertë të fushës dhe se kjo vlerësohet nga ta, kur rasti shkon në gjykatë

“Ne i kemi marrë disa jurista që janë në fushën përkatëse edhe kur shkon lënda në gjyqësor, ata e vlerësojnë.  Arsyet e e mosregjistrimit janë 5-6 arsye. Ti ke mund të jesh i sëmurë dh eke shkuar për trajtim jashtë Kosovës, që besoj se penalltia mundet me qenë në minimum, besoj 30 euro.  2 mijë euro shkon vetëm nëse refuzon, “s’po du me marrë pjesë në regjistrim”, “s’e njoh institucionin”, “se njoh Kosovën”, dmth shkon ajo më e larta”, ka deklaruar Kastrati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy