Paraqitje shumë e mirë e Edon Zhegrovës në derbin ndaj Marseille – vlerësohet me notë të lartë

by Nexhat

Lille ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në derbi ndaj Marseille që u zhvillua në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit francez.

Lille ishte skuadra më e mirë në fushë që nga minuta e parë e këtij takimi, duke mos vënë në dyshim për asnjë moment fitoren

Golat për vendasit në këtë takim i shënuan Jonathan David, Remy Cabella dhe Gabriel Gudmundsson, ndërsa për Marseille shënoi Pierre Emerick-Aubameyang.

Ndonëse kësaj radhe nuk e gjeti rrugën e golit, Edon Zhegrova përsëri ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke u vlerësuar me notë të lartë nga Sofascore.

Për 88 minuta lojë, Zhegrova u vlerësua me notën 7.6, teksa ka goditur një herë shtyllën, ka bërë dy pasime kyçe si dhe ka kompletuar dy driblime.

Ai pati gjithashtu dy harkime të sakta, si dhe tetë duele të fituara ndaj kundërshtarëve në fushë.

Për Zhegrovën kjo ishte paraqitja e 27-të këtë sezon në Ligue 1, ndërsa deri në këto momente ai numëron pesë gola dhe po aq asistime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy