Pochettino: Rezultati ishte i drejtë, por nuk më pëlqen kur pësojmë gola

by Nexhat

Pas fitores 3-4 ndaj Manchester United, trajneri i Chelsea-t Maurico Pochettino deklaroi se skuadra e tij e meritonte që t’i merrte pikët e plota në atë takim.

Në prononcimin e bërë për mediet pas këtij takimi argjentinasi u shpreh se rezultati ishte i drejtë dhe se skuadra duhet të luajë mirë ndaj çdo kundërshtari, kushdo qoftë ai.

“Ishte fantastike. E meritonim, ishim ekipi më i mirë. Ishte një rezultat i drejtë. Më pëlqen të shënojmë gola, por nuk më pëlqen t’i pësojmë siç ndodhi. Mënyra se si e filluam lojën është pikërisht ajo që duam, qoftë Manchester United apo Burnley përballë nesh”-u shpreh ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy