Portieri i Ajaxit, Diant Ramaj, ka pësuar dëmtim duke humbur sezonin

by Nexhat

Portieri i Ajaxit, Diant Ramaj nuk do të jetë në gjendje të luajë për Ajaxin në pjesën e mbetur të sezonit.

Portieri 22-vjeçar u rrëzua në ndeshjen ndaj Go Ahead Eagles të enjten mbrëma pas një dueli me Finn Stokkers

Kjo e la atë me një frakturë në bërrylin e majtë, që do të thotë se sezoni aktual ka shumë gjasa të ketë përfunduar për të.

“Pata një rënie të keqe nga një duel ajror. Fatkeqësisht u lëndova në bërryl. Nuk do të mund të luaj për të paktën javët e ardhshme. Sigurisht që shpresoj të arrij të luaj akoma, do të bëj gjithçka që ta bëj, por ndoshta do të jetë e vështirë”, ka thënë Ramaj.

Ramaj u transferua nga Eintracht Frankfurt te Ajax verën e kaluar

Portieri ka luajtur 31 ndeshje për Ajax që nga ardhja e tij, duke fituar një vend në formacionin bazë.

Ramaj shihet si portier me të ardhme të madhe dhe FFK ka provuar ta afrojë, por ai pret Gjermaninë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy