Rukiqi: Mesatarisht 130 persona në ditë e lëshojnë vendin si pasojë e kushteve ekonomike – qeveria merret me propagandë

by Nexhat

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për “Rrugën Ekonomike të LDK” ku Berat Rukiqi nga kjo parti ka folur për prioritet ekonomike të tyre dhe dështimet e qeverisë aktuale.

Rukiqi ka shpjeguar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arsye të gjej rrugë të re të saj por do të vazhdojë rrugën e saj e cila, rruga e shtet ndërtimit, prosperitetit ekonomik dhe integrimeve evropiane.

banner

Sipas tij Kosova ka nevojë urgjente që të udhëhiqet nga LDK-ja që ta gjej një rrugë të re që e dërgon vendin përpara sepse vendi ka një ngecje të jashtëzakonshme si ekonomike ashtu edhe politike, kjo ngecje po përkthehet në varfërim për qytetarët, në mos zhvillim dhe ikje masive e të rinjve nga vendi.

“E kemi pa muajve të fundit në bazë të disa raporteve thuhet se brenda vitit 20-45 mijë persona e kanë lëshuar vendin që i bie mesatarisht 130 në ditë largohen nga vendi, kjo për shkak të kushteve të rënda ekonomike, kjo totalisht injorohet nga qeveria e cila dështimin e veta tenton me i mbulu me një propagandë, por numrat janë kokëfortë dhe janë e kundërta e asaj që propagandohet”, ka thënë Rukiqi

Rruga e re ekonomike sipas Rukiqit është një paradigmë e re e cila synon që ta nxjerr vendin prej këtij kurthit në të cilin jemi, ku rritja ekonomike nuk e ka kaluar asnjëherë 4 % dhe kjo nuk mjafton që të kemi vende të reja pune e as zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Ne synojmë që të kemi rritje ekonomike së paku 5-6% e cila garanton hapje e vendeve të reja të punës dhe në zhvillim. Kjo rritje ekonomike e tanishme nuk krijon vende punë, nuk garanton zhvillim ekonomik, thjesht është vetëm për t’i përmbush disa nevoja bazike të qytetarëve dhe e papërspektivë për sektorin privat. Krejt aktiviteti ekonomik momental është shpërndarja e 100 eurove në çdo moment që bie përkrahja për qeverinë”, ka shtuar Rukiqi i LDK-së.

Lidhja Demokratik e Kosovës sipas tij ka bërë më shumë se 100 projekte konkrete më të cilat synon këtë rritje ekonomike, synohet poashtu një buxhet që e kalon 4 miliard euro dhe linja se nga do të financohen këto projekte, pra do krijohet një cikël i ri në ekonomi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy