Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për “Rrugën Ekonomike të LDK” ku Berat Rukiqi nga kjo parti ka folur për prioritet ekonomike të tyre dhe dështimet e qeverisë aktuale.
Ai ka hedhur dyshime se projekti më i madh i qeverisë aktuale për energji mund të dështoi për shkak të çmimet të ofruar nga kompania që ka fituar tashmë
Sipas tij do të ishte shumë më me interes për Kosovën projekti me gazin amerikan të cilin LDK-ja do të rikthej posa ta merr drejtimin e qeverisë.
“Ky projekt nuk e ka vetëm rrëndësin ekonomike por edhe strategjike. Pushteti aktual e ka refuzuar këtë projekt të gazit amerikan duke thënë se nuk duhet të varemi nga gazi amerikan sepse na tani mund të na bëjnë presion për procese të ndryshme, kjo është një ideologji e rrezikshme në raport me investimet e tilla. Sot kur ne po flasim për projekte të tilla, i cili do të duhej të ishte duke u zhvilluar, ne përveç se nuk kemi furnizim të rregullt kemi shtrenjtim të rrymës për rreth 100%. Tani ne do të duhej të furnizoheshim me energji nga ky projekt e jo të kemi import të vazhdueshëm të energjisë elektrike”, ka thënë Rukiqi