U pyet nëse është ende shoqe me Albyn, Kaderi u përgjigjet ndjekësve

by Nexhat

Pas njohjes brenda mureve të “Big Brother VIP Kosova”, dyshja kanë zbuluar një lidhje që u rezistoi testeve të kohës dhe konkurrencës.

Marrëdhënia e tyre nisi hapat e parë me kujdes dhe ngadalë, por u zhvillua në një shoqëri të ngushtë, të cilën edhe banorët e tjerë e vlerësonin

Edhe pse udhëtimi i tyre i përbashkët në “BBVK” nuk zgjati deri në fund të programit, miqësia e tyre sapo kishte filluar të lulëzonte.

Foto: Alby The Goat/Instagram

Fansat, të cilët vëzhguan nga afër zhvillimin e kësaj shoqërie, janë shprehur të interesuar për të ditur se si po vazhdon marrëdhënia e tyre pas daljes nga shtëpia.

Pavarësisht se nuk janë parë shpesh në dalje publike bashkë pas përfundimit të spektaklit, Alby dhe Kaderi kanë ruajtur kontaktin, edhe pse ndahen nga kilometrat e largët që i ndajnë Kosova nga perëndimi.

Foto: Kader Kicaj/Instagram

Kaderi, në një përgjigje ndaj pyetjeve të fansave, ka zbuluar: “Mundohemi me mbajtë kontaktin shumë edhe pse kuptohet, diferenca e orës ndërmjet shteteve e bën të veten”.

Alby dhe Kaderi vazhdojnë të tregojnë se pavarësisht sfidave, miqësia e tyre mbetet e fortë, duke i bërë të dyja figura edhe më të dashura për publikun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy