Krijimi i Policisë Gjyqësore, projekt që ngeli për dy dekada në letër

by Merita

Ideja për themelimin e Policisë Gjyqësore është një ide e vjetër dhe krijimi i saj ishte paraparë me Kodin e Procedurës Penale të vitit 2004.

Me rekomandimet e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme, në atë kohë ishte vendosur që për punët e policisë në sistemin gjyqësor, të kujdeset policia e rregullt.

banner

Por prokurorët në Prishtinë po e shohin themelimin e policisë gjyqësore, si diçka të është e domosdoshme.

Prokurori, Paulin Pashku, derisa sqaron për opinionin se çfarë detyra do të kryente policia gjyqësore thotë se kjo do të ndihmonte punën e prokurorëve.

“Deri më tani ka mbetur vetëm si një ide, kurse në praktikë është shumë e nevojshme sepse kjo do ta lehtësonte edhe punën e prokurorit. Në rastin e formimit të policisë gjyqësore, ata do të kishin në dispozicion hetuesit e tyre. Natyrisht kjo do të ndikonte edhe në cilësinë e procedimit të lëndëve”, ka thënë Pashku për Radio Kosovën.

Një hetim i kryer në mënyrë profesionale ndikon edhe në vendime të drejta thotë avokatja Fehmije Bytyqi.

“Sigurisht do të ndihmonte dhe punën e prokurorisë edhe të avokatisë por edhe të vet sistemin e drejtësisë”, thotë ajo.

Ministria e Drejtësisë nuk ka precizuar nëse krijimi i policisë gjyqësore është në plan me plotësim -ndryshimin e ligjeve që janë në proces, duke përsëritur se reforma në sistemin e drejtësisë është e domosdoshme.

Formimin e Policisë Gjyqësore në disa raste e kishte kërkuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e cila në shumë vende, funksionon kryesisht është nën autoritetin e Prokurorit të Shtetit, e në disa tjera është emërtuar si “polici kriminale”. Në Kosovë, punët e policisë gjyqësore i kryen policia e Departamentit të Krimeve, që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy