Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkuar për iftar në odën e familjes së Shabanit. Pastaj pas iftarit ka shkuar të familja Lahu, siç i ka përshkruar ai vizitat përmes një postimi në Facebook.
Këto vizita ai thotë se ishin për t’i falënderuar për kontributin e madh në çështjen kombëtare.
“Për iftar, sonte në Lipjan, në odën e familjes Shabani; e për çaj pas iftari në odën e familjes Lahu; për t’i falenderuar për kontrobutin e madh në çështjen kombëtare e për angazhimin e palëkundur në lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci. Ju faleminderit për pritjen”, ka shkruar Abdixhiku.