Barça e zgjedh sulmuesin për sezonin e ardhshëm

by Nexhat

Barcelona po mundohet ta mbyllë sezonin aktual në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas të koncentrohet në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit “Fichajes.com”, ndër objektivat e “Blaugrana” figuron edhe emri i Benjamin Sesko,

Sulmuesi i lindur në vitin 2003 po shkëlqen në fanellën e Leipzigut duke i shënuar 12 gola e duke i bërë 2 asistime në 36 ndeshje deri tash.

Por, katalunasve nuk iu mungon konkurrenca.

Për Sekho në fakt janë të interesuar edhe Arsenali, Chelsea e Napoli.

Në muajt e kaluar është folur edhe për një interesim të Milanit, i cili gjatë verës që vjen sigurisht se do ta marrë një sulmues të ri në vend të Olivier Giroud.

Natyrisht, gjërat mund t’i komplikojë edhe situata ekonomike e Barçës.

Për t’i siguruar shërbimet e Sekhos duhet të paguhet klauzola e shkëputjes së kontratës prej 50 milionë eurosh.

Për ta paguar këtë shifër, drejtori sportiv Deco duhet t’i shesë disa lojtarë në mënyrë që t’ju përshtatet rregullave të “Fair Play” financiar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy