Drejtori i Infektives: Ka mundësi të përhapjet sëmundja ngjitëse e Pertusisit, s’paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën

by Nexhat

Në Klinikën e Infektives në QKUK, nuk ka raste të rënda me sëmundjen ngjitëse Pertusis. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), javën që lëmë pas ka  regjistruar tetë raste të konfirmuara të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja. Ndërsa, në Infektivë janë regjistruar vetëm dy-tre raste.

Pertusisi, që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes.

Mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje është vaksinimi,  prandaj IKShPK u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka thënë për KosovaPress, se kjo sëmundje nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën e pacientëve sepse fal vaksinimit, ende nuk është regjistruar në QKUK ndonjë rast i rëndë.

Vishaj ka shtuar se ekziston mënyra e përhapjes së kësaj sëmundje, pasi që ka prindër që kanë hezituar që të vaksinojnë fëmijën e tyre.

Simptomat e kësaj sindromezakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy